Pensionistët në protestë para Qeverisë, kërkojnë rritje lineare të pensioneve

Pensionistët në protestë para Qeverisë, kërkojnë rritje lineare të pensioneve

Pensionistët nga mbarë vendi protestuan para Qeverisë. Kërkojnë rritjen lineare prej 3500 denarësh për të gjitha pensionet, ndërsa pensioni më i ulët 18 mijë denarë. Ata kërkuan edhe dorëheqjen e ministres së punës Trençevska.

“Nuk na i ngritin pensionet, po na poshtërojnë po na neglizhojnë, 3,500 denar ju duket shumë edhe 20.000 denar pensionet minimale ju duken shumë. Kurse për ata 78%, prej te kryetarët e komunave, deri te presidenti”.

“U mblodhëm në numër i madh, në vend që ne shtëpi të festojmë e me shëtitje, ne rrugëve endemi, e në rrjete sociale ankohemi. Nuk ka njeri të kënaqur. Të gjithë jemi të pakënaqur”, deklaroi Suzana, pensioniste nga Shkupi.

“Për pensione, ore djalë. Bukë nuk mundemi të blejmë, vetëm barna”.

Ata thanë se janë të pakënaqur edhe me drejtuesit e Lidhjes së Pensionistëve duke paralajmëruar madje formimin e një Shoqate të re

“Protestojmë për padrejtësitë që bëhen në lëvizjen dhe lidhjen e pensionistëve. Nuk jemi të kënaqur me Udhëheqësinë që udhëheq tek lidhja. Duke filluar nga kryetarja deri tek kryetarët e tjerë që na udhëheqin të cilët nuk erdhën të na përkrahin për të drejtat tona. Luftojmë për një kafshatë bukë, padrejtësi ka shumë…”.

“Dorëheqje nga Kryetarja, e cila nuk na përkrah për asgjë dhe që punon në interes të kundërt të pensionistëve“.

“Pensionistët kanë dy probleme kyçe; i pari është me standardin e pensioneve….i dyti problem është brenda në shoqatë, mafioze e kriminale. Nuk kemi kujt t’i ankohemi në këtë shtet”.

Ministrja e Punës dhe politikës sociale Jovanka Trençevska paralajmëroi se deri në fund të muajit pret propozime konkrete lidhur me pensionet, me fokus për pensionistët që marrin më pak. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button