Pensionistët nga sot do të marrin pensione më të larta për 2500 denarë

Pensionistët nga sot do të marrin pensione më të larta për 2500 denarë

Prej sot filloi pagesa e pensioneve të shtatorit me rritje prej 2.500 denarë.

“Edhe pse premtimi ishte që pensionet të rriteshin në vitin e parë të mandatit, Qeveria e përmbushi këtë premtim në 100 ditët e para. Më shumë se 330.000 pensionistë nga sot do të marrin rritje prej 2.500 denarë, ndërsa nga muaji mars i vitit të ardhshëm do të ketë edhe një rritje prej 2.500 denarë, me të cilën pensionistët më në fund do të marrin atë që meritojnë, pensione dinjitoze dhe standard më të mirë jetese. Rritja lineare e pensioneve për gjithsej 5000 denarë është premtimi tjetër i realizuar i Qeverisë dhe Kryeministrit Hristijan Mickoski. Për Qeverinë është e papranueshme që pensionistët në vend që të gëzojnë ditët e pensionimit, të protestojnë dhe të luten për pensione më të larta.Qeveria mbetet 100% e përkushtuar të punojë për pensionistët dhe të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button