Pep Guardiola i “tërbuar” pas eliminimit në Kupën e Anglisë

Sautempton befasoi Mançester Sitin në çerekfinalen e EFL Cup. Vendasit triumfuan me rezultatin 2-0 dhe i eliminuan “Qytetarët” nga Kupa që koleksionuan kështu zhgënjimin e parë në këtë sezon. Pas sfidës, tekniku Guardiola ishte i tërbuar, ndërsa nuk munguan kritikat nga ana e spanjollit që theksoi se skuadra e tij nuk ishte fare në fushë.

“Fitoi skuadra më e fortë, ne nuk luajtëm aspak mirë. E nisëm ndeshjen në mënyrën më të shëmtuar, nuk ishte një performancë e denjë. Ndaj Southampton nuk treguam as një grimcë nga ajo që jemi në të vërtetë. Nuk ishim të përgatitur dhe kështu nuk mund të shkonim në gjysmëfinale.

Kur luan për një skuadër si Mançester Siti, duhet të jesh i përgatitur në çdo ndeshje dhe nëse luajmë kështu përgjatë sezonit, atëherë nuk kemi asnjë shans për sukses. Unë mendoj se problem nuk ishin emrat që e nisën ndeshjen, por problem është performanca në përgjithësi. Nuk ishim në fushë”, u shpreh Guardiola. /Supersport/

LEXO EDHE:

Back to top button