Për herë të parë 4 trajnerë Italian në mesin 8 më të mirëve

Katër nga tetë trajnerët që drejtojnë skuadrat e kualifikuar në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve janë italianë. Një burim krenarie për futbollin italian, që përfaqësohet nga më të mirët në fazën më kritike të turneut. Tre prej tyre janë në Serinë A dhe, për ata që nuk e dinë, janë Simone Inzagi, trajner i Inter-it, Luçiano Spaletti, trajner i Napoli-t dhe Stefano Pioli, trajner i Milan-it. Tablonë e rekordit e plotëson Karlo Ançelotti i Real Madrid-it.

Siç nënvizohet nga “Opta”, kjo është hera e parë në historinë e Ligës së Kampionëve që në mesin e tetë më të mirëve në Europë, ka katër formacione të drejtuara nga po aq trajnerë italianë.

Inzagi eliminoi Porto-n me Inter-in e tij, Pioli dhe Milan-i eliminuan Totenham-in, Spalleti dhe Napoli mposhtën lehtësisht Aintraht Frankfurtin, ndërsa Karlo Ançeloti dhe Real Madrid eliminuan Liverpullin./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button