Për herë të parë, Milani pa asnjë italian në formacionin bazë!

Skuadra e Milanit barazoi 1:1 me Salernitanën në “San Siro”, kështu duke humbur mundësinë për t’u ngjitur në renditjen tabelare. Por rezultati mbetet në plan të dytë, pasi “kuqezinjtë” për herë të parë në historinë e tyre kanë filluar takimin pa asnjë italian në 11-shen startuese.

“Gazzetta dello Sport” ishte ajo që nxori në pah një statistikë të tillë historike për kampionin në fuqi, Milanin, që zakonisht në formacionin bazë ka të paktën dy apo tre italianë, ndërsa ndaj Salernitanës asnjëri nuk filloi ndeshjen.

Një nga mesfushorët më të mirë në treg, Sandro Tonali, u pushua dhe nuk filloi nga minuta e parë, që shkaktoi jo pak befasi te tifozët “kuqezinjë”, pasi italiani ka filluar në çdo ndeshje të kësaj sezone.

Tonali nuk ishte i vetmi italian në bankën rezervë. Me të ishte edhe Davide Kalabria, Alesandro Florenzi, Tomaso Pobega, Mateo Gabia dhe Antonio Mirante.

LEXO EDHE:

Back to top button