Për një ditë katër seanca në Kuvend, opozita: Po keqpërdoret “ylli evropian”

Kuvendi trashë kurbanin në natë bajrami. Në seancat e fundit për këtë vit, brenda një dite kreu i Kuvendit ka thirrur 4 seanca plenare dhe pesë mbledhje të trupave punues. Nga katër seancat, një është seancë e re dhe tjerat janë vazhdimësi e seancave paraprake. Në rend dite janë vendosur kryesisht ligje që kanë mbetur vetëm për miratim, thonë burime nga shumica parlamentare. Sipas tyre, pjesa më e madhe e ligjeve janë pika nga seancat e kaluara ndërsa prolongimi i tyre sipas koordinatorëve varet nga puna e trupave punues.

Por opozita mendon ndryshe. Sipas opozitës shqiptare, Kuvendi është vendosur kryekëput në shërbim të pushtetit, ndërsa VMRO-DPMNE-ja vlerëson se pushteti po keqpërdor yllin evropian për të miratuar ligje pa debat dhe me procedurë të shpejtë.

Në seancat e sotme debati u koncentrua në rendin e ditës. Opozita akuzoi kreun e Kuvendit se në rendi dite ka paraparë ligje të cilat nuk kanë kaluar filtrat në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, ndërsa partia E Majta kërkoi largimin e propozim-Ligjit për regjistrimin e popullsisë nga rendi i ditës pasi sipas tyre deputetët nuk janë të njoftuar me ndryshimet e reja. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi u përgjigj se thirrja e seancës ishte marrëveshje në koordinim. Opozita shqiptare bojkoton koordinimin me kryetarin e Kuvendit derisa të miratohet Ligji për shtetësi.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button