Për rezultatet e dialogut me Bullgarinë, presidenti Pendarovski pret vlerësim në qershor

Për rezultatet e dialogut me Bullgarinë, presidenti Pendarovski pret vlerësim në qershor

Gazetar: Lluka Andreev

Vetëm historia ishte parakusht për fillimin e negociatave me Brukselin, tha presidenti Stevo Pendarovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas seancës së Këshillit të Sigurimit, shkruan Alsat.

Ai shton se tani, me qasjen e re në dialogun me Sofjen, do të vlerësohet nëse ka përparim në grupet e reja të punës për t’u dhënë dritë jeshile për negociata, duke zbuluar edhe afatin e parashikuar.

“Edhe në bazë të progresit në grupet dhe komisionet e tjera punuese, përveç  historisë, do të vlerësohet nëse Maqedonia e Veriut i plotëson kushtet deri në fund të presidencës franceze”, tha Stevo Pendarovski – President.

Ndërkohë, historianët bullgarë përsëri kontestojnë profesionalizmin e kolegëve të tyre maqedonas. Anëtari i Komisionit të Përbashkët, Naum Kajçev, në emisionin e BNT-së kushtuar Goce Dellçevit, akuzoi se historianët e Shkupit nuk i lexojnë letrat personale të revolucionarit, në të cilat ai shkruante: Ku të lind një hero bullgar që do ta çlirojë Maqedoninë”.

Presidenti Stevo Pendarovski konsideron se pikërisht retorika e tillë e komplikon punën e Komisionit.

“Këshilla ime për të gjithë është- më pak paraqitje nëpër media, më pak prognozë të rezultatit nga puna e Komisionit dhe më shumë rezultate konkrete përmes dialogut të barabartë me homologët maqedonas”, u shpreh Pendarovski.

Edhe analisti politik Bllagojçe Atanasovski thekson se historia duhet të jetë vetëm pjesë e pakos së plotë, sipas së cilës do të merret vendim për miratimin e kornizës biseduese.

“Shohim se të vërtetat historike janë absolutisht të kundërta, në thonjëza – dhe atëherë jo vetëm që nuk do të arrijmë zgjidhje, por do t’i problematizonim marrëdhëniet edhe më shumë dhe ato mund të përfundonin me veto të plotë dhjetëvjeçare”, pohoi Bllagojçe Atanasovski- analist politik.

Ai shton se në fund, në këtë proces me siguri do të përfshihet edhe diplomacia- buldozer.

“Besoj që ndonjë presion diplomatik, nën tryezë presion politik, nga qeveritë tona në Sofje ose Shkup, ose do të përfshihej komuniteti ndërkombëtar, që Komisioni historik të mos jetë pengesë për zgjidhje, për të cilën kemi shumë nevojë”, tha Bllagojçe Atanasovski- analist politik.

Takimi i historianëve është caktuar për në fund të shkurtit në Sofje./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button