Përbërësi që zbulon Alzhaimerin në fazën e hershme
Përbërësi që zbulon Alzhaimerin në fazën e hershme
Një përbërës i pranishëm në urinë mund të përdoret në diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, madje edhe në fazat e hershme të saj. Sipas një studimi të botuar në Frontiers in Aging Neuroscience njerëzit me sëmundjen Alzheimer kanë nivele dukshëm më të larta të acidit formik në urinën e tyre dhe sasia e kësaj substance rritet ndërsa sëmundja përparon. Nëse rezultatet do të konfirmoheshin, do të thoshte të kishim një mjet për shqyrtimin e hershëm për një formë të demencës e cila, edhe pse e pashërueshme, mund të ngadalësohet dhe të menaxhohet më mirë kur diagnostikohet në kohë.
Një ekip shkencëtarësh i koordinuar nga Yifan Wang, një gerontolog në Universitetin e Shangait Jiao Tong, përfshiu 574 pjesëmarrës, të shëndetshëm ose që vuanin nga Alzheimer në shkallë të ndryshme progresi, dhe analizuan urinën dhe gjakun e tyre, si dhe i nënshtruan vlerësimeve psikologjike.
Sëmundja e Alzheimerit mund të zhvillohet shumë vite përpara se të shfaqen simptomat e demencës së plotë dhe të pakthyeshme, dhe kjo është dritarja e kohës në të cilën ndërhyrjet farmakologjike duken të jenë më efektive. Fatkeqësisht, shumë shpesh diagnoza vjen kur pacienti ka pësuar një rënie të ndjeshme të aftësive njohëse.