Përcaktohen dyshet e Kupës, Çair 2030 sfidon Euro Nikelin

Me zhvillimin e xhiros së fundit të pjesës së parë të fazës së rregullt të kampionatit të basketbollit, janë përcaktuar edhe pjesëmarrësit e turneut final të Kupës së Maqedonisë. Pozicioni numër një është garantuar për MZT Skopje, i cili është lider me rezultat 10-1 dhe për kundërshtar do të ketë skuadrën e Gostivarit.

Ndërkohë Pelisteri niset nga pozita e dytë në garën për trofeun e kupës, pavarësisht se ka rezultat identik me Euro Nikelin (8-3) dhe kjo për shkak të fitores në duelin e drejtpërdrejt. Skuadra manastirase në çerekfinale do të përballet me finalistin e bujshëm të vitit të kaluar, skuadrën e Feniksit.

Në betejën e madhe nga pozita e 4 e deri te ajo e 6-të, fitues është Rabotniçki, i cili do të përballet me skuadrën “TFT”, ndërsa skuadra e Çairi 2030, do të përballet me Euro Nikelin.

Trofeun e mbron skuadra e MZT Skojpes, ndërsa nikoqiri i turneut do të përcaktohet në mënyrë plotësuese përmes tenderimit. Nëse nuk ka kandidatë të interesuar, atëherë organizator do të jetë Federata e Basketbollit dhe pothuajse me siguri edhe Qendra Sportive “Kale”.

LEXO EDHE:

Back to top button