Rrëzohet avioni amerikan në Detin e Verdhë

Rrëzohet avioni amerikan në Detin e Verdhë

Një avion luftarak amerikan F-16 është aksidentuar, mëngjesin e së hënës, në Detin e Verdhë, jo shumë larg brigjeve të Koresë së Jugut.

Sipas agjencisë së lajmeve koreano-jugore “Yonhap”, piloti arriti të hidhet me katapultë, pak përpara se mjeti fluturues të përfundonte në ujërat e thella të detit.

Avioni ishte nisur nga një bazë ajrore në Gunsan, teksa ende nuk dihet misioni që ai kishte.

Një grup hetimor po kryen verifikimet përkatëse për çështjen, teksa piloti u shpëtua pa dëme të mëdha.

LEXO EDHE:

Back to top button