“Perceptim shterpë dhe nga prizmi autoritar” për shqipen nga maqedonasit!

“Perceptim shterpë dhe nga prizmi autoritar” për shqipen nga maqedonasit!

“Perceptimi shterpë nga maqedonasit” i bën një shtypje të paarsyeshme gjuhës shqipe thotë profesori universitar Florim Ajdini.
Sipas tij “çështja e gjuhës shqipe shihet në bazë të prizmit të shtetit autoritar”. Deklaratat e tij vijnë kur në opinion në vëmendje janë debatet pasi gjykata kushtetuese do të duhet të shqyrtojë kushtetutshmërinë e ligjit për gjuhën shqipe.
Profesori Ajdini thotë se gjykata duhet të marrë një vendim që do lehtësojë rrugën që gjuha shqipe të bëhet gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoninë e Veriut por bëri thirrje që të parashikohen edhe fonde dhe mekanizma që një e gjë e tillë të mund të implementohet.
Profesori Florim Ajdni këtë qëndrime i shpalosi gjatë një intervistë për emisioni “Programi 200” në Alsat, (që transmetohet sot në ora 22.00 në Alsat).

LEXO EDHE:

Back to top button