" "
Apple ka siguruar një patentë që sugjeron se iPhone do të bëhet i përshtatshëm për t’u përdorur në shi.
Ndonëse gjitha modelet e fundit të iPhone janë me ndërtim rezistent ndaj ujit, përdorimi i iPhone në shi nuk është aq i lehtë.

E dhënë nga Zyra e Patentave dhe Markave të Shteteve të Bashkuara (USPTO), patenta sugjeron që Apple po planifikon të modifikojë iPhone-in me aftësinë për të punuar gjatë “një ngjarjeje të ekspozimit ndaj lagështirës”, siç është shiu.
Kjo do të përdorte sensorët e integruar të presionit dhe lagështisë për të detektuar ujin dhe në përputhje me rrethanat të rregullojë softuerin.