Përdoruesit e rinj të rrjetit social X, duhet të paguajnë tarifë modeste nëse duan të publikojnë përmbajtje

Përdoruesit e rinj të rrjetit social X, duhet të paguajnë tarifë modeste nëse duan të publikojnë përmbajtje

Përdoruesit e rinj të rrjetit social X, i njohur më parë si Twitter, raportohet se do të duhet të paguajnë tarifë modeste nëse duan të publikojnë përmbajtje, shkruan TechoNews.

Rrjeti i njohur social tashmë ka eksperimentuar me tarifimin e një abonimi vjetor prej 1 dollarësh për përdoruesit në Filipine dhe Zelandën e Re që duan të postojnë përmbajtje dhe të komunikojnë me përdorues të tjerë në “X”. Kjo po bëhet me qëllim të reduktimit të numrit të përdoruesve të rremë, të ashtuquajtur ‘bots’.

“Fatkeqësisht, një tarifë e vogël për të publikuar përmbajtje në rastin e përdoruesve të rinj është mënyra e vetme për të luftuar sulmin e vazhdueshëm të profileve të rreme. Inteligjenca artificiale aktuale dhe ‘botat’ kalojnë lehtësisht kontrollet ‘a jeni një bot’ “, ka thënë Musk.

Sipas rregullave të reja, përdoruesit e rinj të rrjetit social duhet të paguajnë “tarifë të vogël vjetore” për të qenë në gjendje të postojnë përmbajtje, të pëlqejnë dhe të replikojnë. Regjistrimi i një profili është ende falas, siç është edhe ndjekja e profileve të tjera dhe shikimi i përmbajtjes së platformës.

Politika e re e “X” vjen pasi u përball me kritika për mosfrenimin e profileve të rreme që ndajnë përmbajtje pornografike dhe shpërndajnë lajme të rreme.

Në fillim të këtij muaji, “X” lansoi “pastrim” të sistemit ‘bot’, megjithëse nuk dihet se sa i suksesshëm ishte.

LEXO EDHE:

Back to top button