Perez, nga Renova zbarkon te Makedonija Gjorçe Petrovi

Futbollisti i Kolumbisë, Xhon Edie Mena Perez do ta vazhdojë karrierën te skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovo. Bëhet fjalë për një futbollist 25-vjeçar i cili vjen nga radhët e Renovës dhe është përforcimi i dytë për “Luanët” nga skuadra tetovare, pasi që më parë prezantuan Fisnik Zuka-n.

Trajneri Muarem Bajrami është duke përgatitur një listë me të cilën do të sulmojë pozitat e kreut në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Mirëpo më parë skuadra nga Gjorçe Petrovi do të luajë në raundin e dytë të eliminatoreve Ligës së Konferencës, ku do të përballet me CSKA Sofje.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara nga Tetova, Renova nuk do të vazhdojë të garojë në Ligën e Parë Futbollistike dhe të gjithë futbollistët profesionistë janë të liruar nga detyrimet dhe janë të lirë të kërkojnë një ambient të ri.

LEXO EDHE:

Back to top button