Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, pas barazimit pa gola ndaj Belgjikës, të hënën do të vazhdojë ciklin eliminator të Botërorit 2026

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, pas barazimit pa gola ndaj Belgjikës, të hënën do të vazhdojë ciklin eliminator të Botërorit 2026

Gazetar: Mahir Thaçi

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, vazhdon serinë e sukseseve pozitive, duke arkëtuar një pikë të madhe kundër Belgjikës në Gent, me çka vazhdon edhe qëndrimi në vendin e parë në Grupin “J”. Kjo është ndeshja e 13 radhazi në garat ndërkombëtare që Maqedonia ende nuk ka shijuar disfatën. Visar Musliu beson se përpos angazhim maksimal të futbollistëve, edhe fati sportiv ishte në anën e Maqedonisë.

“Prisnim një ndeshje të vështirë këtu në Belgjikë. Nuk është që nuk mendonim që Belgjika do të dominonte aq shumë dhe gjatë gjithë ndeshjes, por disiplina dhe angazhim ynë maksimal, dhe pak fati sportiv, që ishte në anën tonë, e bëri që rezultati të përfundojë me 0-0….. Tash kemi dy ditë kohë për tu përgatitur për ndeshjen ndaj Kazakistanit. Nuk presim që të jetë e lehtë as ndeshja ndaj Kazakistanit, por edhe as ndaj Uellsit, posaqërisht këtë të fundit”, tha Visar Musliu, futbollist i Maqedonisë.

Kapiteni i Maqedonisë, Enis Bardhi konsideron se përballja me Belgjikën ishte më e vështira në këto eliminatore, por tani ekipi është koncentruar në sfidën e radhës.

“Çdo ndeshje e ka rëndësinë e vet, besoj edhe kjo ndeshje me Kazakistanin do të jetë e vështirë. Kemi një përparësi se luajmë në shtëpi, para tifozëve tanë, besoj që do të rikuperohemi shumë mirë pas kësaj ndeshje që kemi dhënë gjithçka. Të mendojmë njëherë për Kazakistanin dhe pastaj të shohim për ndeshjen ndaj Uellsit”, u shpreh Enis Bardhi, kapiteni i Maqedonisë.

Bardhi ka një dedik special për barazimin e madh ndaj Belgjikës.

“Është hera e parë që jam bërë prind, falenderues Zotit që gjithçka është në rregull me shëndet të plotë, kjo ka rëndësi më shumë. Kjo pikë dhe ky rezultat pozitiv shkon për AJA-n dhe gjithashtu për djelmoshat që kemi treguar një fuqi dhe një forcë që kemi dhënë maksimumin”, shtoi Enis Bardhi, kapiteni i Maqedonisë.

Ndeshjen e radhës, kundër Kazakistanit, përfaqësuesja e Maqedonisë do të zhvillojë më 13 tetor, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, në orën 20.45. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button