Përfundon në Kuvend debati për Avokatin e Popullit, pritet votimi

Përfundoi debati për zgjedhjen e Naser Ziberit  për Avokat të Popullit. Votimi për të njëjtin është paraparë për në orën 20. Paraprakisht koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Izet Mexhiti tha se mashtrimit të subjektit tij se Ziberi do të jetë kryeministri i parë shqiptar duhet t’i jep përgjigje zëvendëskryeministri i Sistemit Politik, Artan Grubi. BDI do ta mbështes Ziberin si avokat i popullit.

 

Është e vërtetë që ne premtuam kryeministrin shqiptar dhe nuk arritëm ta realizojmë në një afat më të gjatë por vetëm 100 ditë si fillim i ri dhe histori e re në vendin tonë. Për këtë mendoj se duhet ta pyesni zotin Grubi se cila është marrëveshja, a do të jetë Ziberi kryeministër në 100, nëse jo pse nuk bëhet dhe kush do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni të Veriut’ deklaroi Izet Mexhiti, Deputet i BDI-së.

Opozita kërkoi që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës, pasi kandidati për ombudsman është figurë politike. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nuk do të votojnë për emërimin e Ziberit.

Në rast se kemi parasysh se e gjithë procedura për zgjedhjen e avokatit të popullit ishte jo transparente dhe në kundërshtim me funksionin avokat i popullit dhe nëse kemi parasysh faktin e kemi të bëjmë me një figurë i cili më së paku mund të quhet apolitike, për vetë faktin se para 6 muaj ka qenë kandidat për kryeministër i një partie politike dhe sot na vjen si propozim i një partie politike në Kuvend- Deklaroi Syrija Rashidi, Deputet i ASH-së.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare BDI promovoi Naser Ziberin si kandidat për kryeministrin e parë shqiptar. Integristët thirren në marrëveshjen me LSDM-në që kryeministrti shqiptar të drejtojë qeverinë 100 para zgjedhjeve parlamentare. Gjatë negociatave për Qeveri, opozita ASH-AAA kishte akuzuar BDI-në se idenë për kryeministrin e ka mashtrim, por derisa arrin ta realizon, 12 deputetët e opozitës do të mbështesnin zgjedhjen e Ziberit në krye të organit ekzekutiv.

 

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button