Përfundon e qetë protesta e VMRO-së, Mickoski kërkon dorëheqjen e Zaevit

Qindra qytetarë iu përgjigjën thirrjes së VMRO-DPMNE-së për të protestuar nën moton “ Protestë tani, që të mos jetë shumë vonë”. Dhjetëra vetura në orën 18 u nisën nga salla sportive “ Boris Trajkovski” dhe iu drejtuan Qeverisë. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski, tha se tani është momenti kur duhet të reagohet, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, pasi sipas tij, ky i fundit po bën pazare me gjuhën, historinë dhe identitetin maqedonas. Këtë protestë Mickoski e thirri një ditë më parë si shenjë revolte ndaj qasjes së kryeministrit Zoran Zaev rreth kontesteve me Bullgarinë fqinjë, në një intervistë të dhënë së fundmi në një nga mediat bullgare. Mickoski u bëri thirrje të gjithë qytetareve për të mbështetur këtë protestë, siç e quajti ai, mbipartiake dhe gjithë popullore.

Dorëheqje e Zaevit, liri popullit. Ka disa çështje që janë të shenjta. Ka disa çështje me të cilat nuk mund të bëhet pazar, dhe këtë e di çdokush që mund të logjikojë. Prandaj ekzistojnë shtete, kjo na bën të veçantë është pjesë e identiteti tonë. Shumë gjatë heshtëm, shumë gjatë e mbajtëm kokën ukur, por tani është koha kur duhet të reagojmë. Ka ardhur ka që maqedonasit përsëri të luftojnë për të drejtat e tyre.03:36 Kjo është protestë e popullit kundër një njeriu të çmendur- deklaroi Mickoski.

Protestuesit thanë për Alsat se përmes kësaj proteste synojnë që të largojnë kryeministrin Zaev nga pushteti, sepse siç thanë, nuk i ka dhwnë askush mandat që të bëjë pazare me identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Evi Shkopi

 

LEXO EDHE:

Back to top button