Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë
Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë
Një grua 57-vjeçare e diagnostikuar me sëmundje pulmonare obstruktive kronike COPD, ka marrë transplantin e parë të dyfishtë dhe plotësisht robotik në botë të mushkërive.
Ky operacion u krye në NYU Langone Health në New York City nga Dr. Stephanie Chang.
“Kjo risi e fundit është një moment vendimtar në kirurgjinë e transplantimit të mushkërive në mbarë botën dhe vetëm fillimi i një epoke të re në kujdesin ndaj pacientëve”, tha Dr. Ralph Mosca, kryetar i kirurgjisë kardiotorakale në Shkollën e Mjekësisë NYU Grossman, në New York.
Bëhet e ditur se Chang dhe ekipi përdorën një robot da Vinci Xi për të kryer transplantin, shkruajnë mediat e huaja,.
Ata bënë prerje të vogla midis brinjëve, më pas përdorën robotin për të hequr dhe zëvendësuar mushkëritë e dëmtuara.