Përfundon viti shkollor, nxënësit në pushim deri më 1 shtator

Përfundon viti shkollor, nxënësit në pushim deri më 1 shtator

Gazetar: Avni Tahiri

Në ditën e fundit të vitit shkollor, atmosfera në oborret e shkollave nuk ishte ashtu siç jemi mësuar të shohim çdo ditë. Ata pak nxënës që sot ishin në shkollë ose kthenin librat dhe merrnin të reja ose përshëndeteshin me mësuesit e tyre.

Sipas Fitore Qirezi, drejtoreshë e shkollës fillore “Adem Jashari” në Çair, sfida më e madhe që çdo vit vjen e shtohet tek mësimdhënësit është ajo e gjeneratave të reja që përdorin teknologjinë në mënyrë të tepruar, por mbi të gjitha, thotë Qirezi, ky vit ka qenë i suksesshëm.

“Në rregulloren e shkollës e kemi të ndaluar përdorimin e celularëve nga ana e nxënësve por sigurisht pa ua ndaluar tërësisht komunikimin teknologjik. Kjo ishte sfida më e madhe tek nxënësit të cilët janë orientuar në teknologji apo në përdorimin e telefonave por kjo është një gjuhë e komunikimit në të gjithë boten dhe nuk mundemi tërësisht ta ndalojmë”, tha Fitore Qirezi – Drejtoreshë e shkollës fillore “Adem Jashari” në Çair.

Në ditën e fundit të vitit shkollor, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, thonë se vazhdojnë të përmirësojnë sistemin edukativo- arsimor dhe po punojnë për Strategji të re Arsimore, për krijimin e kushteve për të siguruar punë me një turn të vetëm dhe qëndrim të zgjatur për nxënësit në sa më shumë shkolla të jetë e mundur. MASH thotë se punon për përmirësimin e kushteve të infrastrukturës, avancimin e programeve mësimore dhe teksteve shkollore, si dhe përshpejtojmë procesin e digjitalizimit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button