" "
Mbretëria e Bashkuar do të garantojë një shtesë prej rreth 460 milionë euro në huadhënien e Bankës Botërore për Ukrainën, duke e çuar garancinë totale të huasë në 920 milionë euro, thuhet në një deklaratë të Downing Street. Mbretëria e Bashkuar do të lehtësojë gjithashtu tarifat për shumicën e importeve nga Ukraina për të liruar tregtinë, raporton bbc.
Britania e Madhe gjithashtu do t’i ofrojë Ukrainës edhe 120 automjeteve të blinduara dhe sisteme të reja raketore kundër anijeve. Theksojmë se gjatë ditës së djeshme britanikët ndanë edhe rreth 144 milionë euro.








