Përgatitje për digjitalizimin e gjykatave në Maqedoni, pritet rritja e transparencës

Dy ekspertë nga SHBA-ja do vijnë për të parë kushtet në gjykata për instalimin e pajisjeve IT për digjitalizimin e tyre. Pajisjet fillimisht do të instalohen në dhjetë salla në pesë gjykata, në Gjykatën penale dhe civile në Shkup dhe gjykatat në Kavadar, Shtip dhe Strumicë.

Digjitalizimi në të cilin jemi fokusuar në periudhën e kaluar, presim të rritë transparencën dhe hapjen e gjykatave, rritjen e efikasitetit të gjykatësve dhe mundësimin e qasjes më të lehtë deri te drejtësia dhe shërbimet gjyqësore – tha Bojan Mariçiq, ministër i drejtësisë.

Qytetarët nga ky muaj, përveç me shkuarje fizike në gjykatë, do munden edhe në mënyrë elektronike t’i marrin vërtetimet për dënime dhe kundërvajtje. Gjithashtu do të bëhet edhe një aplikacion në celularë përmes së cilit prokurorët, avokatët dhe të akuzuarit do munden të shohin deri ku është lënda. Gjithashtu në të ardhmen përmes formës elektronike, gjykata do të komunikojë edhe me institucione e tjera. Sipas gjykatësit Llazar Nanev, digjitalizimi do e bëjë gjykatën më efikase.

Edhe në pjesën e standardeve ndërkombëtare qëllimi është që gjykimi të bëhet me prezencë fizike në gjykatë, por, me përjashtime dhe nëse plotësohen supozimet procedurale dhe juridike, kjo të bëhet onlajn ose gjykim hibrid, me pjesëmarrje të një pjese të pjesëmarrësve në proces në gjykatë, ndërsa pjesa tjetër të jenë në ndonjë vend krejt tjetër -tha Llazar Nanev, kryetarë i gjykatës së Kavadarit.

Prokurorja Fatime Fetai ndau një rast kur pas hetimit të përfunduar personi i dyshuar tre muaj e ka shtyrë qasjen në prova dhe nuk kanë mundur të dorëzojnë aktakuzë në gjykatë. Rast të tillë kishte me deputetin e VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski për rastin “I pushtetshmi”.

Derisa postieri ta gjejë në adresën e duhur të akuzuarin. Pastaj një ose dy herë do kërkohet shtyrje që ai ta realizojë të drejtën e tij për qasje në prova, pasi avokati ka qenë i zënë, ndërsa ai ka pasur dhimbje në këmbën e djathtë. Kështu, me vetëm një klikim i lëshojmë në formë elektronike provat dhe keqpërdorimet e tilla do të evitohen – deklaroi Fatime Fetai, prokurore e Prokurorisë së lartë.

Qytetarët tash një kohë kërkojnë qasje në gjykata.

“Përmes anketave me qytetarët konstatuam se ekzistojnë pakënaqësi të mëdha. Duan që një pjesë e shërbimeve të jenë në formë digjitale, duan gjykatat të jenë më të shpejta dhe më të kapshme dhe vlerësojmë se kjo është një nga ato instrumentet kyçe”, u shpreh Simonida Kacarska, EPI.

Ndërsa për t’u digjitalizuar sektori i drejtësisë nevojitet të bëhen shumë ndryshime ligjore.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button