Përkatësia etnike në letërnjoftime, BESA: Një gjë e tillë do të bëhet përmes ndryshimeve të tjera

Lëvizja Besa thotë se grafa etnike në letërnjoftime do të realizohet. Kjo sipas tyre do të bëhet në përputhje me propozim-Ligjin për letërnjoftime të dorëzuar në Kuvend më 21 dhjetor 2020. Teksti i ligjit i vendosur në seancë por që nuk i është miratuar nevoja e sjelljes, po harmonizohet edhe në Qeveri.

https://www.youtube.com/watch?v=wLBzBqXS4qg&feature=youtu.be

Për momentin bëhen konsultime në Qeveri për të parë modalitetin më të mirë se si mund të realizohet ky projektligj. Në asnjë moment nuk është vënë në pikëpyetje përmbajta e grafës etnike në letërnjoftime – deklaroi Kastriot Rexhepi, Deputet i Lëvizjes Besa.

Ndryshimet e plotësuara parashikojnë që përkatësia etnike të jetë element në formularin për letërnjoftim dhe të përfshihet në dokument. Sipas Rexhepit një ligj i dorëzuar paraprakisht ishte tërhequr.

Më herët kishte një propozim-ligj për letërnjoftime i cili nuk e përmbante grafën etnike dhe me kërkesë të deputetëve të Lëvizjes Besa u tërhoq ai ligj dhe u ndryshua me një ligj sintezë i cili përmbante në të edhe grafën etnike. Kjo grafë do të realizohet ashtu siç u dakordua në ndryshimet kushtetuese dhe u betonua me marrëveshjen për koalicion parazgjedhor në zgjedhjet parlamentare – tha Kastriot Rexhepi, Deputet i Lëvizjes Besa.

Kryeministri Zoran Zaev ditë më parë deklaroi se përkatësia etnike nuk do të jetë pjesë e propozimeve për ndryshimin e ligjit për letërnjoftime dhe ligjit për dokumentet e udhëtimit që është në procedurë parlamentare. Sipas tij, këto ndryshime përmbajnë vetëm përshtatjen e dokumenteve me emrin kushtetues, ndërsa përkatësia etnike do të harmonizohet me një ligj tjetër.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button