Seanca të katër komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbledhje do të mbajnë Komisioni për Financim dhe Buxhet, Komisioni për Arsim, Komiteti për Marrëdhënie mes bashkësive dhe Komisioni Juridiko-Ligjvënës.

Në rend dite të Komisionit për Financim dhe Buxhet mes tjerash është edhe Propozim/Ligji për plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale. Në rend dite të Komisionit për Arsim është Propozim/Ligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për pengimin e dhunës dhe sjelljen jo të mirë të tifozëve.

Ndërkohë gjatë seancës së Komitetit për Marrëdhënie mes bashkësive do të prezantohet propozim-programi për punën e Komitetit në fjalë.

LEXO EDHE:

Back to top button