Përkthyesi “hiperpoliglot”, flet 32 gjuhë


Joanis Ikonomo, është nga Greqia dhe punon si përkthyes në zyrat e BE-së në Bruksel. Për dallim nga përkthyesit e tjerë ai është një hiperpoliglot, që d.m.th se flet shumë gjuhë. Në kohën kur ishte 20 vjeç, Joanis fliste plot 20 gjuhë, kurse tani, ai zotëron 32 gjuhë mes të cilave, rusisht, portugalisht, turqisht, hungarisht, çekisht, polonisht, dhe shumë të tjera.

Duke qenë një njeri kurioz për nga natyra, ai ka shpikur mënyra se si të mësojë më lehtë dhe më shpejt një gjuhë të re.

“Kjo nuk ndodh vetëm duke qëndruar në shtëpi dhe duke mësuar” thotë ai duke shtuar se “Duhet të udhëtosh shumë dhe të jesh në komunikim me njerëz. Kjo është metoda më e mirë për të mësuar”. Teknika e tij është “sa më shumë që ta përdorësh një gjuhë, aq më mirë e zotëron atë”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button