Francë, rikthehen gjurmët e COVID-19 në sistemin e ujërave të zeza
AFP PHOTO / FREDERICK FLORIN (Photo credit should read FREDERICK FLORIN/AFP via Getty Images)
Alsat
25.08.2020 08:50
Gjurmët e Covid-19 po monitorohen në ujërat e zeza në Paris që shkencëtarët francezë shpresojnë se do të ndihmojnë në gjurmimin e evolucionit të përhapjes së virusit.
Mostrat e marra nga sistemi i ujrave të zeza në Paris tregojnë për një rikthim të koronavirusit, që ishte zhdukur pas vendosjes së masave kufizuese në Francë.
Në një impiant në periferi të qytetit, ujrat e zeza të rreth 350,000 banorëve në lindje të Parisit pastrohen.
Punonjësit e këtij impianti rregullisht marrin mostra nga ujërat e zeza dhe më pas i dërgojnë për analiza të hollësishme në një laborator të qytetit.
Pas shpërthimt të koronavirusit në Francë, kompania që merret me shpërndarjen e ujit në Paris, Eau de Paris filloi të monitoronte ujin në zona të ndryshme për të parë nëse ka gjurmë të Covid-19, shkruan ora news.
“Pasi të nxjerrim gjenomin e të gjithë mikroorganizmave që janë në këtë kampion, do të shikojmë posaçërisht për gjurmë të Covid-19”, tha Sebastian Wurtzer, studiues i sëmundjeve infektive.
Mostrat e marra kohët e fundit nga sistemi i ujërave të zeza në Paris tregojnë se gjurmët e