fbpx

Sot pritet zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit


Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancë në të cilën në rend dite është Propozim-vendimi për përcaktimin e numrit të nënkryetarëve. Në Kuvend ka mbërritur edhe dorëheqja e deputetit Florin Besimi, vëlla i Fatmir Besimit propozim për ministër të Financave nga BDI, ndërsa është e mundur deri para fillimit të javës dorëheqje të arrijnë edhe nga deputetë të tjerë për të cilët është paralajmëruar se do të jenë pjesë e Qeverisë së re të mandatarit Zoran Zaev.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi propozon Dhoma ligjdhënëse t’i ketë pesë nënkryetarë. Në elaborimin e propozimit, Xhaferi duke iu referuar Rregullores dhe Ligjit për Kuvend thekson se “numrin e nënkryetarëve e përcakton Kuvendi, me propozim të kryetarit të Kuvendit. Nënkryetarët zgjidhen nga deputetët të cilët u takojnë partive të ndryshme politike të përfaqësuara në Kuvend”.

Nënkryetarë të Kuvendit pritet të kenë LSDM, VMRO-DPMNE në opozitë, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa… Tani për tani akoma zyrtarisht nuk kumtohen informacione se cila parti parlamentare do të marrë pozitë nënkryetarësh në Kuvend.

Në Kuvend ka ardhur edhe dorëheqja e pozitës së deputetit të Florin Besimit, vëlla i ministrit të ardhshëm të Financave të BDI-së, Fatmir Besimi. për të cilin BDI-ja kumtoi se do të propozohet për ministër të Financave. Ai që para disa ditëve përmes një kumtese paralajmëroi tërheqje nga funksioni i deputetëve, pas reagimit të Komisionit antikorrupsion.

Sipas informacioneve të Kuvendit është e mundur sot para fillimit të seancës të caktuar për në orën 11, të vijnë edhe dorëheqje të tjera prej deputetëve të cilët mandatari Zoran Zaev do t’i propozojë për përbërjen e Qeverisë së re.

Sipas nenit 57 nga Rregullorja, Kuvendi konstaton se deputetit i është ndërprerë mandati në ditën e mbajtjes së seancës. Kuvendi më pas e informoi Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili duhet ta informojë Parlamentin se kush është i ardhshmi në listën që e ka pranuar mandatin e deputetit dhe më pas ai të verifikohet.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev dje deklaroi se propozimi për qeverinë e re do të parashtrohet pasi që të zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit.

“Së pari Parlamenti duhet ta konstatojë numrin e nënkryetarëve në Parlament dhe disa vendime të tjera, e gjithashtu, duhet ta verifikojë mandatin e deputetëve të ardhshëm të cilët vijnë nga listat. Sapo të përfundojë Kuvendi me të gjitha këto procedura paraprake, menjëherë do t’ia parashtroj Parlamentit propozimin për qeveri dhe program qeveritar” deklaroi Zaev.

Ministri aktual i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe nënkryetar i LSDM-së, Damjan Mançevski, beson se sot ose nesër propozimi për qeveri do të paraqitet dhe qeveria e re do të votohet shpejt, kështu që javën e ardhshme do të kemi pushtet ekzekutiv funksional.

Lidhur me zgjedhjen e komisioneve dhe organeve parlamentare, Mançevski tha se ai pret që ato të përfundojnë në seancën e ardhshme parlamentare.

“Mund të themi se në shtator do të kemi sistem plotësisht funksional, si në ekzekutiv ashtu edhe në legjislaturë, ndërsa atje do të përballemi me sfidën e punës onlajn, vendimmarrjes onlajn, digjitalizimit dhe të ngjashme. Kuvendi tashmë është duke punuar në platformë ku deputetët mund të punojnë dhe të vendosin nga shtëpia ose nga zyrat e tyre, gjë që është gjithashtu sfidë e madhe. Shërbimet po punojnë për këtë dhe besoj se jo më vonë se fundi i shtatorit do të jetë i mundur”, tha Mançevski.

Qeveria e re që do ta kryesojë lideri i LSDM-së Zoran Zaev do të ketë 19 ministra, në vend 26 deri më tani.

LSDM-ja do të ketë 11 ministra, nga të cilët tetë me dikaster dhe tre zëvendëskryeministra të cilët do të propozohen si ministra pa dikaster me kompetenca të caktuara.

Përveç Zaevit si kryeministër, anëtarë të Qeverisë do të jenë edhe Lupço Nikollovski si zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit, Fatmir Bytyqi – zëvendëskryeministër për ekonomi, Nikolla Dimitrov – zëvendëskryeministër për çështje evropiane, Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme, Radmilla Shekerinska – ministre e Mbrohtjes, Bojan Mariçiq – ministër i Drejtësisë, Bllagoj Boçvarski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Venko Filipçe – ministër i Shëndetësisë, Mila Carovska – ministre e Arsimit dhe Shkencës, Johada Shahpaska – ministre e Punës dhe Politikës Sociale dhe Irena Stefoska – ministre e Kulturës.

Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do ta udhëheq Arijanit Hoxha nga Besa, ndërsa Goran Milevski nga PLD do të jetë ministër i Vetëqeverisjes lokale edhe në Qeverinë e re.

BDI në Qeveri do të ketë gjashtë anëtarë, Artan Grubi do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Sistemit politik, Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme, Fatmi Besimi – ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi mbetet ministër i Ekonomisë, ndërsa Naser Nuredini ministër i Mjedisit Jetësor. ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të jetë Jeton Shaqiri

LEXO EDHE:

Back to top button