Përkujtohet jeta dhe vepra e Beqir Limanit, mungon Ali Ahmeti

Në fshatin Kollare të Kërçovës është përkujtuar sot,  jeta dhe vepra e veprimtarit të kombit dhe njërit ndër pjesëmarrësit kryesorë të organizimit të dy ushtrive, asaj të Kosovës dhe UÇK në vendin tonë, Beqir Limani, i cili,  sot e dy dekada më parë, humbi jetën në fshatin e tij të lindjes në Kërçovë. Në këtë ceremoni, për të nderuar veprën e heroit Beqir limani, kishin ardhur drejtues të ushtrive çlirimtare të të dy vendeve Kosovë e Maqedoni, familjarë, ish ushtar të UÇK-së e politikanë. Në ceremoni morën pjesë edhe ish zv/kryeministri Musa Xhaferi dhe nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti, por mungoi kreu i partisë Ali Ahmeti.

Nëse në jetën timë kam përjetuar momente pikëllimi e krenarie, është pikërisht dita e sotme. Ditë kjo që më kujton rezistencën, vrasjen dhe përjetësimin e babait tim. Jam krenar për kontributin, heroizmin dhe sakrificën që bëri dhe për mirënjohjen tuaj tash e njëzet vite me radhë. Babi im nuk ishte vetëm një baba, por edhe frymëzuesi ynë si duhet të rujet vendi, andaj dhe unë që në vegjëli isha krah tij- deklaroi Fatmir Beqir Limani – i biri i dëshmorit Beqir Limani.

Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button