Përleshen bandat në Atlanta, vrasin foshnjën në makinë

Një foshnje 6-muajshe është qëlluar për vdekje në qytetin amerikan, Atlanta, pasi vetura në të cilën gjendej u gjet papritmas midis një përleshjeje të armatosur.

Nëna e viktimës e cila ishte duke e drejtuar makinën, tha se papritmas mbetën në mes të dy makinave të tjera nga të cilat po gjuheshin mes vete dy grupe njerëzish.

E njëri plumb depërtoi në pjesën e prapme të automjetit dhe e qëlloi vogëlushin, vdekja e të cilit u konstatua në spitalin e qytetit.

Ndërkohë, policia është vënë në kërkim të të dyshuarve.

LEXO EDHE:

Back to top button