Përleshje mes Armenisë dhe Azerbajxhanit! Raportohet për bombardime dhe viktima në kufi

Përleshje mes Armenisë dhe Azerbajxhanit! Raportohet për bombardime dhe viktima në kufi

Përleshje të ashpra janë raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Mediat e ruaja raportojnë se në kufi ka pasur bombardime, e për pasojë disa të vdekur.
Luftimet shënojnë përplasjen e fundit mes dy armiqve të mëdhenj, pas shpërthimit të një luftë në vitin 2020 mbi rajonin e kontestuar Nagorno-Karabakh.

Ministria e mbrojtjes e Armenisë tha se Azerbajxhani filloi “granatimet intensive” kundër pozicioneve ushtarake armene në drejtim të qyteteve Goris, Sok dhe Jermuk në orën 00:05 të mëngjesit (20:05 GMT) të martën. Trupat e Azerbajxhanit përdorën dronë, si dhe “artileri dhe armë zjarri të kalibrit të madh”, tha ai.

“Forcat e armatosura të Armenisë kanë nisur një përgjigje proporcionale”, shtoi

Por ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit akuzoi Armeninë për “akte luftarake në shkallë të gjerë” pranë rretheve të Dashkesan, Kelbajar dhe Lachin në kufi.

LEXO EDHE:

Back to top button