Presidentja hungareze qëndron në Kosovë

Presidentja hungareze qëndron në Kosovë

Me ftesë të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, sot për vizitë zyrtare në Kosovë do të qëndrojë presidentja e Hungarisë, Katalin Novak.

itet në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në orën 09:00.

Ceremonia e pritjes nga presidentja Osmani do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova”, ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 09:20.

Pas takimit, të dyja presidentet do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Ndryshe, Katalin Novak në mars të këtij viti u zgjodh presidentja e parë femër e Hungarisë me mandat pesëvjeçar, duke mposhtur rivalin e saj të opozitës, ekonomistin Peter Rona.

Novak, 44-vjeç, është një mbështetëse besnike e kryeministrit populist Viktor Orban dhe më parë ka shërbyer si ministre e Rinisë dhe Familjes.

LEXO EDHE:

Back to top button