Përmbytje në Shkodër, shkarkohen hidrocentralet

Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë sjellë përmbytje në disa zona të Shqipërisë. Më problematike situata paraqitet në Shkodër. Në hidroçentralin e Vaut të Dejës po shkarkohen 300 metër kub ujë në sekondë sepse përbën rrezik për të gjithë zonën.

Niveli i ujit në lumin Buna është 6 metër e 18 cm, ndërsa kuota maksimale është 6m e 30 cm. Ndërkaq, vijon të jetë problematike situata në zonën e Obotit, në Dajç dhe Ana e Malit. Uji është futur në oborret e banesave në Obot, ndërsa deri më tani nuk raportohet për shtëpi të përmbytura, ndonëse prezenca e ujit është shumë pranë.

Sakaq, ende nuk ka familje të evakuuara në këtë zonë. Banorët janë ndihmuar me ujë të pijshëm dhe nuk ka probleme për furnizimin me ushqime. Më i vështirë është me ushqime për gjënë e gjallë.

LEXO EDHE:

Back to top button