Përmbytjet në Pakistan po zhdukin një nga vendbanimet më të vjetra në botë

Përmbytjet në Pakistan po zhdukin një nga vendbanimet më të vjetra në botë

Një nga vendbanimet më të vjetra të njerëzimit në botë është dëmtuar  nga shirat e rrëmbyeshëm në Pakistan, ndërsa vendi po përballet me përmbytjet më të këqija në historinë e tij, sipas CNN.

Moenjodaro, i quajtur ndryshe edhe Mohenjo-daro, i cili është një vendbanim, pjesë e trashëgimisë botërore. Ai shtrihet në Luginën e lumit Indus, 508 kilometra nga Karaçi, ndërsa mendohet se është ndërtuar në epokën e bronzit, rreth 5 mijë vite më parë.

“Fatkeqësisht ka pasur shkatërrime masive”, shkruhet në një letër të Departamentit të Kulturës dhe Turizmit dërguar UNESCO-s.

Në letër theksohet se ky vend po përdorej gjatë ditëve të fundit si strehim i përkohshëm për banorët e zonave përreth, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga përmbytjet.

Aktualisht, vlerësohet se një e treta e Pakistanit është nën ujë pas reshjeve të musonit, të cilat janë kombinuar edhe me prurjet e mëdha të ardhura nga shkrirja e akullnajave.

Rëndësia e Moenjodaros si një vend historik dhe arkitekturor nuk mund të nënvlerësohet. Kur u shtua në regjistrin e UNESCO-s në vitin 1980, organizata shkroi se Moenjodaro “mbart një dëshmi të jashtëzakonshme për qytetërimin Indus”, që përfshin “qytetin më të lashtë në nënkontinentin Indian”.

Gjatë ditëve të lulëzimit, qyteti ishte një metropol i gjallë. Kishte tregje, banja publike dhe një sistem kanalizimi.

Në letrën e tyre, Abbasi dhe Sangah shprehin shqetësimin se Moenjodaro mund të shtohet në listën e vendeve në rrezik të UNESCO-s.

Vendet aktualisht në këtë listë përfshijnë Parkun Kombëtar Everglades të Floridës , i cili po përballet me sfida të rëndësishme mjedisore, dhe qytetin e Liverpool, Angli , qendra historike e qytetit të të cilit konsiderohet në rrezik nga urbanizimi.

LEXO EDHE:

Back to top button