Përmbytjet/ Rrugët në shumë komuna, si lumenj

Përmbytjet/ Rrugët në shumë komuna, si lumenj

Gazetare: Evi Shkopi

Shumë rrugë të kryeqytetit mbrëmë ishin nën ujë, ndërsa sot qytetarët lëvizin lirshëm.

“Stuhia e një ditë më parë kaloi edhe mbi Aerodrom. Brenda pak minutash një sasi e madhe uji mbushi bulevardin “Jane Sandanski, duke shkaktuar frikë tek banorët. Një ditë më parë këtu nuk mund të lëviznin as me vetura, ndërsa sot qytetarët i shihje edhe me motor apo trotinet.”, raporton gazetarja e Alsat, Evi Shkopi.

Në shumë rrugë apo rrugica që mbrëmë ishin nën ujë, sot gjendja ishte normalizuar edhe pse stuhia kishte lënë pas gjurmët e saj.

Një ditë më parë shumë qytetarë u bllokuan nga sasia e madhe e ujit brenda automjeteve te tyre, përfshirë edhe një ambulancë. Sot aty komunikacioni zhvillohej pa pengesa.

Banorët e Çairit dje ndiheshin të bllokuar dhe në frikë, sot nëpër rrugë kishte fëmijë  që loznin, e të rritur që lëviznin të kryejnë angazhimet ditore.

Në Jahja Pashë mbrëmë drejtuesit e automjeteve dhe pronarët e bizneseve aty pranë ishin në panik, sepse uji pamundësonte lëvizjen dhe funksionimin normal. Sot aty ishte kthyer kaosi në komunikacion, i zakonshëm tashmë për këtë zonë.

Në bulevardin Xhon Kenedi  mbrëmë situate ishte alarmante, ndërsa sot vende- vende kishte pellgje si dëshmi se mbrëmë ka pasur reshje.

Furtuna e një ditë më parë ishte aq e fuqishme sa  ka shkulur një numër të madh drunjsh si në Parkun e Qytetit, por edhe në shumë pjesë të tjera në Shkup./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button