Përmbytjet shkatërrojnë një nga qytetet më të vjetra në botë

Përmbytjet shkatërrojnë një nga qytetet më të vjetra në botë

Një nga vendbanimet më të vjetra të ruajtura në botë është dëmtuar ndjeshëm nga shirat e rrëmbyeshëm në Pakistan, ndërsa vendi po përballet me përmbytjet më të këqija në historinë e tij.

Moenjodaro, një vend i Trashëgimisë Botërore në Luginën e lumit Indus, 508 kilometra nga Karaçi, u ndërtua në epokën e bronzit, rreth 5000 vjet më parë.

“Fatkeqësisht ne dështuam të mbrojmë shkatërrimin masiv në vend”, shkruhet në një letër nga Departamenti i Kulturës, Turizmit dhe Antikiteteve të shtetit Singh dërguar UNESCO-s dhe të nënshkruar nga kuratori Ihsan Ali Abbasi dhe arkitekti Naveed Ahmed Sangah.

Letra shton se vendi po përdorej si strehim i përkohshëm për banorët përreth, shtëpitë e të cilëve ishin përmbytur.

“Për arsye humanitare, ne u dhamë atyre strehim në lagjet tona, zonat e parkimit, dyqanet dhe në katin e parë të muzeut”, shpjegon letra.

Aktualisht, vlerësohet se një e treta e Pakistanit është nën ujë pas reshjeve të musonit të kombinuara me ujin nga shkrirja e akullnajave.

Shumica e strukturave të Moenjodaro, të cilat u zbuluan në vitet 1920, janë mbi tokë dhe janë të ndjeshme ndaj dëmtimeve mjedisore.

LEXO EDHE:

Back to top button