Përmirësimi i situatës pandemike në Shqipëri, mbyllet dhe spitali Covid 2

Përmirësimi ditë pas dite i situatës me pandeminë në Shqipëri ka bërë që autoritetet të vendosin mbylljen e një tjetër spitali që më herët ishte dedikuar për pacientët e infektuar me Sars Cov-2. Kështu, burime për A2, bëjnë me dije se nga java e ardhshme Sanatoriumi i rikthehet funksionit të tij të mëparshëm si spital i sëmundjeve të mushkërive.
Më herët, ministria vendosi të mbyllë spitalet 3 dhe 4 si dhe pavijonet Covid në 4 spitale rajonale.

Megjithatë, ministrja Manastirliu ka bërë me dije se këto spitale do të vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri në rast të një përkeqësimi të mundshëm të situatës.
Aktualisht, në spital po trajtohen 37 pacientë që kanë nevojë për trajtim më të specializuar ndërsa rastet aktive në mbarë vendin janë 413./A2CNN

LEXO EDHE:

Back to top button