Gazetare: Fatlume Dervishi
Çështja e Grenlandës acaron gjithmonë e më shumë raportet mes partnerëve të NATO-s duke vendosur kështu në pikëpyetje edhe të ardhmen e aleancës më të madhe ushtarake në botë, shkruajnë mediat botërore.
Grenlanda është ishulli më i madh në botë, gjashtë herë sa sipërfaqja e Gjermanisë dhe ka 56 mijë banorë, shumica vendas. Ai është territor gjysmë i pavarur i Danimarkës. Ekonomia lokale varet nga peshkimi.
Gjigandët botëror mediat kanë ngritur shqetësime serioze duke treguar arsyet pse SHBA-të në krye me presidentin Donald Tramp synojnë hapur përvetësimin e territorit janë strategjike ushtarake por edhe paratë.
Grenlanda është shtëpia e njërës prej bazave më strategjike të SHBA-së të quajtur “Putiffic Space Base” e që është më rëndësi strategjike për SHBA për shkak të pozitës rreth 1600 kilometra nga poli i veriut. Kjo pozitë i mundëson paralajmërim të pakrahasueshëm për raketat dhe aftësi për mbikëqyrjen e hapësirës. Kjo i përshtatet SHBA-së për shkak të bindjeve se nëse Rusia sulmon me raketa SHBA-në, me siguri do të përdorë rajonet veriore.
Arsyeja e dytë, ajo për para, duket edhe më e rëndësishme sesa që pranohet.
Grenlanda ka pasuri të paprekura të mineraleve të rralla që janë shumë të rëndësishme për prodhimin e telefonave të mençur, pajisjeve elektrike, makinave dhe armëve ushtarake. Sipas administratës së Tramp, SHBA-ja si partner më i fuqishëm në NATO, duhet të ketë kontroll mbi këto asete.
Ky treg për momentin dominohet nga Kina ku gjenden 60% e mineraleve të rralla.
Presidenti Tramp me gjuhën e drejtpërdrejtë, dikur për “blerjen” kurse tani për “marrjen” e Grenlandës ka vendosur vetën kundër partnerit të rij në NATO, Danimarkës pore dhe dhe aleatëve të tij në Evropë. Liderët Evropian pas takimit në Paris dy ditë më parë, thanë se siguria në Arktik duhet të arrihet kolektivisht, së bashku me aleatët e NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara, dhe se i takon vetëm Danimarkës dhe Grenlandës të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me Danimarkën dhe Grenlandën.
NATO ka qindra e qindra faqe me plane të detajuara ushtarake se si të mbrohet nga sulmet, por skenarët e parandalimit dhe mbrojtjes gjithmonë parashikonin një kundërshtar të jashtëm. Nuk ka një manual se si të përballohen kërcënimet e shtuara të Presidentit Donald Tramp për të pushtuar territorin e një aleati me çdo mjet të nevojshëm.








