Përplasje në Kuvend! Fronti Evropian kërkon të hiqet ligji për përfaqësim të drejtë

Fronti Evropian kërkoi që në seancën e 104-të, nga rendi i ditës të tërhiqet propozim ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat i propozuar nga Qeveria. Sipas deputetit Ilir Hasani, ky ligj nuk ka asnjë përmbajtje që do të mbronte interesat e qytetarëve dhe e cilëson si një letër e zbrazur. Paralajmëron se si grup parlamentar do të bëjnë gjithçka për të parandaluar progresin e këtij ligji në çdo fazë procedurale të Kuvendit.

Ky ligj po sillet si një fluskë e zbrazur, pa kokërr përmbajtje për të mbrojtur disa gjëra të cilat janë përmbajtjesorë, substanciale në RMV, respektivisht përfaqësimin e drejtë në institucionet tona. Ashtu si e kam pa, ky ligj është një fluskë bore, një copë letër, e zbrazur dhe pa përmbajtje. Ju lutem VLEN-it të mos e duroni këtë përbuzje që po ua bëjnë çdo moment VMRO-ja në Qeveri. – Ilir Hasani – Fronti Evropian.

LEXO EDHE:

Back to top button