“Përsëritje” e finales dhe sfida emocionuese në Frankfurt

Sot rikthehet Liga e Kampionëve me dy sfida shumë të bukura dhe të cilat premtojnë shumë emocione. Aintraht Frankfurti do të presë në shtëpi Napolin e pamposhtur. Gjermanët e Frankfurt vijnë nga vendi i gjashtë në Bundesliga dhe janë në lojë për të tentuar ndonjë mrekulli në krye të tabelës.

Napoli nga ana tjetër vjen më kokën lartë si klubi më i mirë në Evropë aktualisht dhe performanca e tyre sa vjen dhe befason çdo javë. Skuadra nuk di të ndalet këtë sezon në çdo kompeticoon të mundshëm. Në Serie A, ata kanë pësuar vetëm një humbje ndaj Interit dhe kanë marrë 20 fitore dhe 2 barazime. Dyshja fantastike më në formë, Osimhen dhe Karavaskhelia janë emrat më të përfolur. Por vështirësia do të jetë edhe për Napolin, pasi tifozeria dhe fusha e Frankfurt nuk ta bën ditën të lehtë.

Sfida tjetër është një finale e vërtetë para kohe. Liverpulli do të mirëpresë në shtëpi Real Madridin.

“Të kuqtë” e Jurgen Klop duket se janë futur në shinat e fitoreve në kampionatin anglez. Pasi kishin pësuar 2 humbje dhe një barazim, ata arritën të merrnin dy fitore radhazi. Pozicionimi i tyre në tabelë nuk është shumë i mirë, pasi Liverpulli ndodhet në vendin e 8-të me 35 pikë.

Spanjollët e Real Madridit janë më të rrezikshëm në këtë kompeticion. “Los Blancos” ndodhen në vendin e dytë në La Liga, me 8 pikë nga Barcelona e vendit të parë. Gjithsesi, Real Madridi gjithmonë ka treguar se në Ligën e Kampionëve nuk janë të lehtë për t’u mposhtur dhe se gjithashtu dihet se janë kampionët në fuqi dhe klubi me më shumë trofe të tillë.

Mungesa do të ketë për të dyja klubet.

Liverpulli do të vijë sot në “Anfield Road” pa Artur, Luis Diaz, Konate, Remsi dhe Tiago Alkantara. Nunjez ka patur një problem me shpatullën, po duket se do të jetë në dispozicion mbrëmjen e sotme. Real Madrid nga ana tjetër do të bëjë pa Toni Krosin, Mendin dhe Tçouameni.

Ne pesë përballjet e fundit mes këtyre të dy skuadrave, Real Madrid ka fituar plot katër prej tyre dhe një herë janë ndarë në barazim./h.ll/abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button