Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme ka tronditur tregun global të energjisë

Gazetar: Angell Dimovski

Baza më e madhe e eksportit të gazit në Katar është dëmtuar ndjeshëm pas një sulmi me raketa nga Irani, duke shkaktuar një rritje të çmimeve të naftës. Nafta u rrit për 5.1 për qind për t’iu afruar 113 dollarëve për fuçi, ndërsa kontrata më e tregtuar ishte rreth 96 dollarë. Gazi natyror amerikan gjithashtu u rrit me 6.5%. Teherani ka kryer sulme në bazën e Katarit, pas sulmeve paraprake në bazën e gazit në Parsinin Jugor të Iranit.

Presidenti amerikan Donald Trump, në rrjetin social Truth tha se Izraeli nuk do të kryejë sulme të mëtejshme ndaj objekteve iraniane në Parsinin Jugor nëse Irani nuk sulmon Katarin dhe paralajmëroi se SHBA do të sulmojë edhe ato objekte nëse Irani ndërmerr veprime kundër Dohas. Ai shtoi se nëse Irani sulmon Katarin, Shtetet e Bashkuara do ta ngrenë fushën më të madhe të gazit në ajër.

Ndërkohë udhëheqësit e Bashkimit Evropian u takuan për të diskutuar rritjen e çmimeve të naftës dhe gazit nga lufta në Lindjen e Mesme. Shumë nga udhëheqësit evropianë kundërshtojnë thirrjet e presidentit amerikan, për të dërguar trupa për të ndihmuar në sigurimin e ngushticës së Hormuzit.

Nga ana tjetër ekonomisti Stefan Bejlls, thotë se çmimet do të qetësohen vetëm nëse hapet Ngushtica e Hormuzit, ndërsa nëse kjo nuk ndodh, do të përballemi me një tronditje drastike të çmimit të energjisë.

“Duhet të thuhet se ne këtu në Evropë – jemi më të goditur nga çmimet e energjisë sesa Shtetet e Bashkuara, thjesht sepse ne jemi më të varur nga importet e energjisë dhe energjia kontribuon një pjesë më të madhe të inflacionit; si rezultat, presioni rritet me çdo muaj që bllokimi vazhdon”, deklaroi Stefan Bejlls, Ekonomist.

Çmimi i naftës është rritur me rreth 50%, që nga fillimi i luftës. / Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button