Përururohet në Shkup rruga me emrin e patriotit Remzi Hoxha
Në prani të anëtarëve familjes së njohur shkupjane Hoxha, kryetarit të komunës se Ferizajit dhe miqve e dashamirëve të veprimtarisë patriotike të Remzi Hoxhës, sot në Çairi u përurua rruga që do të mbajë emrin e patriotit Remzi Hoxha.
Remzi Hoxha dhe familja e tij janë shkupjanë me origjinë nga Kaçaniku. Remziu u lind në Shkup, më 21 dhjetor 1955 dhe familja e tij sot jetojnë dhe veprojnë në Shkup. Ai ishte anëtar i kryesisë së Frontit për Rezistencë dhe Bashkim Kombëtar si dhe Kryetar i Shoqatës për Ekonomi të Vogël dhe Zejtari. Veprimtaria e tij e tejkalon Shkupin, e Kaçanikun duke u shtrirë, në Prishtinë, Tiranë dhe të gjitha trojet shqiptare. Shumëçka që gëzon sot Tirana e Prishtina padyshim që mban kontributin edhe të Remzi Hoxhës.
Remzi Hoxha është zhdukur në rrethana misterioze në Tiranë në vitin 1995, ndërsa emrin e tij e mbajnë rrugë të Kaçanikut dhe Ferizajit, ndërsa Çairi është komuna e tretë që përmes emërimit të rrugës në Çair, e bën të pavdekshëm kujtimin për të.







