Përzgjedhja e gjykatësve kushtetues nesër në komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime

Përzgjedhja e gjykatësve kushtetues nesër në komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime

Gazetar: Igor Stefanovski

Procedura për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues do të vazhdojë në komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërim.

Seanca është caktuar për të mërkurën ndërsa deputetët e komisionit amë pritet t’i shqyrtojnë biografitë e kandidatëve.

Deputetët kanë propozuar nëntë emra për gjykatësit e ardhshëm kushtetues ndërsa prej tyre do të zgjidhen vetëm tre, edhe pse për momentin ka hapësirë për katër gjykatës.

Kryetarja e komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime, Marija Georgievska në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat tha se pret që deputetët të tregojnë konstruktivitet.

“Gjithçka varet nga ajo se si do të zhvillohen diskutimet. Por, nga propozimi i gjykatësve kushtetues dhe nga ajo që e prezantuan kolegët anëtarë dhe zëvendës- anëtarët presim në këtë drejtim të shkojë edhe seanca e ardhshme dhe se në debat konstruktiv të jemi efikas si Komision, që sa më shpejtë të kalojë në seancë plenare, që Gjykata kushtetuese të kompletohet në kohë”, tha Marija Georgievska- kryetare e Komisionit për zgjedhje dhe emërime.

Gjykata kushtetuese tashmë 6 muaj funksionon vetëm me pesë gjykatës. Me numrin aktual të gjykatësve mund të mbahen seanca, por që të merret çfarëdo vendimi, duhet të pajtohen të gjithë pesë gjykatësit.

Më shumë se 30 lëndë presin për vendimmarrje sepse për to duhet të vendoset me mbi 6 vota. Në seancën e djeshme, nuk do të propozohet trashëgimtari i Jovan Josifovskit të cilit i përfundon mandati në muajin janar.

Në nëntor, përfundon mandati i gjykatëses Valentina Markudova, që do të thotë se deri në fund të vitit, sërish duhet të emërohen gjykatës tjerë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button