Pesë persona të vdekur dhe 27 të lënduar pas sulmit rus në një ndërtesë të Dnipro-s

Pesë persona të vdekur dhe 27 të lënduar pas sulmit rus në një ndërtesë të Dnipro-s

Pesë persona janë vrarë dhe 27 janë lënduar pas një sulmi rus me raketa që goditi një ndërtesë apartamentesh në qytetin ukrainas Dnipro.

Guvernatori i rajonit, Valentyn Reznichenko, tha se gjashtë fëmijë ishin në mesin e të lënduarve dhe të gjithë janë duke u trajtuar në spital.

Sulmet e sotshme vijnë derisa forcat ukrainase dhe ruse luftuan për kontrollin e Soledar, një qytet i vogël minierash kripe në Ukrainën lindore.

Rusia ka thënë se forcat e saj kishin marrë nën kontroll qytetin e Soledar, por Kievi tha se trupat e saj ishin ende duke luftuar në qytet.

LEXO EDHE:

Back to top button