Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë, dy persona të arrestuar
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar pesë raste të dhunës në familje. Në kuadër të veprimeve policore, dy persona janë privuar nga liria, ndërsa me dy të tjerë është zhvilluar bisedë zyrtare për sqarimin e rrethanave të rasteve të denoncuara.
Më 08.06.2026, në orën 12:30, në SPB Shkup, një grua 36-vjeçare denoncoi se më 06.06.2026, rreth orës 19:30, në shtëpinë e tyre në rrethinën e Shkupit, bashkëshorti i saj R.J. (47) e kishte kërcënuar. Me të është zhvilluar bisedë zyrtare në Stacionin Policor të Kisella Vodës.
Më 08.06.2026, në orën 21:50, në SPB Tetovë, një banor 60-vjeçar i Tetovës denoncoi se rreth orës 16:30, në një objekt hotelierik në rrugën “Ilindenska”, ishte sulmuar fizikisht nga djali i tij E.M. (34).
Më 09.06.2026, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria N.B. (46) nga Manastiri, pasi në shtëpinë familjare në rajonin e Manastirit kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Më 08.06.2026, në orën 16:25, në bulevardin “Makedonski Prosvetiteli” në Ohër, nëpunës policorë nga SPB Ohër e privuan nga liria D.B. (31) nga një fshat i rajonit të Strumicës, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se në bulevardin “Turistiçka” në Ohër kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Më 08.06.2026, në NJPB Strugë është zhvilluar bisedë zyrtare me V.S. (40) nga një fshat i Strugës, pas denoncimit paraprak se kishte sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Ndërkaq, më 09.06.2026, në orën 00:03, në NJPB Strugë, V.S. denoncoi se bashkëshortja e tij N.S. (41) i linte fëmijët e tyre të mitur të flinin në automjetin e saj, gjersa ajo shkonte në punë. Me autorizim të prokurorit publik, nëpunësit policorë kanë ndërmarrë masa dhe në automjetin e parkuar në një parking të pashtruar në rrugën “Vlado Maleski” i kanë gjetur fëmijët duke fjetur. Fëmijët iu dorëzuan babait të tyre, V.S.
MPB njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rasteve dhe, pas dokumentimit të plotë, ndaj kryerësve do të parashtrohen kallëzime përkatëse.







