Pesë viktima dhe 119 raste të reja me Covid-19, shërohen 297 pacientë


Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 5 pacientë të vdekur dhe 119 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 2065 mostrave.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 297 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 578.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 13,914 persona.

Prej tyre, 10,507 pacientë janë shëruar.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2.829.

LEXO EDHE:

Back to top button