Shkup, nuk ndryshon çmimi i ngrohjes qendrore


Çmimi i ngrohjes qendrore nuk do të ndryshohet. Komisioni Rregullator i Energjetikës vendosi që edhe sezonin e ardhshëm të ngrohjes kompanitë BEG, ELEM Energjetikë dhe Shkup- Veri që i furnizojnë amvisëritë e Shkupit me ngrohje, të paguajnë fatura të njëjta edhe këtë vit. Megjithatë, Komisioni ka vlerësuar se mesatarisht shpenzimet e qytetarëve për këtë lëndë nuk do të ulen aq shumë.

Kompanitë që kanë licencë për prodhim, shpërndarje dhe furnizim të ngrohjes qendrore kanë afat deri në fund të majit në KRRE të dorëzojnë të dhëna për të ardhurat e realizuara dhe shpenzimet për vitin paraprak dhe në bazë të këtyre të dhënave, Rregullatori i konfirmon për vitin e ardhshëm çmimet që duhet t’i paguajnë qytetarët. Nga Komisioni në fjalë thonë se shpenzimet kompanive u janë përllogaritur në nivelin minimal dhe në këtë mënyrë nuk kanë lejuar rritje të çmimit të fundit për qytetarët. Nga Ballkan Enerxhi Grup, kompania që furnizon më shumë përdorues me ngrohje qendrore për Alsat nuk u përgjigjën nëse janë të kënaqur me vendimin e marrë nga Rregullatori. Sipas analizës së këtij komisioni, ngrohja me energji termike përmes sistemeve të ngrohjes qendrore të tre kompanive në kryeqytet mbetet zgjidhja më ekonomike dhe më e arsyeshme për mjedisin. Në Shkup, sipas të dhënave zyrtare, rreth 60 mijë amvisëri përdorin ngrohje qendrore. KRRE ngriti nismë për propozim-ligj i cili, gjatë ndërtimit të ndërtesa të reja, investitorët do të jenë të obliguar të instalojnë sistem të ngrohjes qendrore në vendbanimet ku ka  infrastrukturë ekzistuese.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button