Pesë viktima dhe 52 të plagosur nga sulmi Izraelit në jug të Bejrutit
Qendra emergjente e Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit njoftoi se pesë persona janë vrarë në një sulm izraelit në zonën Xhna, në jug të Bejrutit, përfshirë edhe një vajzë 15-vjeçare si dhe dy shtetas sudanezë.
Në njoftim shtohet se gjatë sulmeve janë plagosur edhe 52 persona, mes tyre tetë fëmijë, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit.








