Pesë zyrtarë të Listës Serbe ftohen në prokurori, dyshohen se falsifikuan dokumente komunale

Përfaqësuesve të Listës Serbe, Igor Simiq, Ivan Zaporozhac, Ivan Todosijeviq, Zoran Todiq dhe Vasilije Tomasheviq, u është dorëzuar ftesë nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës që, në cilësinë e të pandehurve, të japin deklaratat e tyre më 13 gusht.

Sipas Listës Serbe, ata akuzohen për falsifikim të dokumentacionit, që, sipas interpretimit të këtij subjekti, po ndiqen penalisht për shkak se kanë qenë në krye të institucioneve serbe, të cilat Prishtina nuk i njeh.

Bëhet fjalë për rezistencën e tyre për t’i dorëzuar zyrat e katër komunave veriore, tre vjet më parë.

“Kjo përbën pjesë të një plani më të gjerë të drejtuar ndaj përndjekjes së popullit serb dhe vazhdimit të presionit institucional ndaj të gjithë atyre që qëndrojnë pranë popullit të tyre dhe mbrojnë të drejtën për mbijetesën e tij”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe, raporton KP./Telegrafi.

LEXO EDHE:

Back to top button