Petkov merr mandatin për Qeverinë në Sofje

Gazetare: Lume Dervishi

Kirill Petkov mori mandatin për formimin e Qeverisë së re bullgare. Në Kuvendin popullor, kryeministri i ardhshëm prezantoi kabinetin e radhës. Mes të tjerave Petkov konfirmoi se pozita e Bullgarisë në kontestin me Maqedoninë e Veriut mbetet e pandryshuar por shprehu gatishmërinë që palët të ulen për të gjetur zgjidhje. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë shumë për të përfituar nga marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, tha Petkov.

“Pozita e Bullgarisë mbetet ashtu siç është por duam ta mbindërtojmë atë. Nuk duam të vazhdojmë vetëm me parulla nga të dy anët e kufirit por duam të ulemi dhe të punojmë me ekipet në tema të ndryshme që të vërtetojmë se përmes punës dhe komunikimit të përbashkët ecim drejt marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore. Por, do t’i mbrojmë interesat nacionale bullgare,, tha Kirill Petkov, mandatar për kryeministër i Bullgarisë.

Qeveria e re në Sofje do të përbëhet nga katër parti dhe koalicione politike. Ajo do të ketë pesë zv/kryeministra dhe 17 ministri.

Presidenti Rumen Radev kujtoi koalicionin e ri qeveritar për mbrojtjen e interesave kombëtare, gjatë dhënies së mandatit për Petkovin.

“Beteja për siguri dhe mbrojtja e të interesave kombëtare të Bullgarisë janë çështjet e tjera të rëndësishme që duhen të jenë prioriteti juaj”, tha Rumen Radev, President i Bullgarisë

E ndërkohë Maqedonisë së Veriut nuk i mbetet shumë kohë për të shpresuar për datë për fillimin e negociatave me BE-në në dhjetor. Samiti për Punë të Përgjithshme të BE-së është në datën 14 dhjetor kurse ai i shefave të vendeve anëtare më datë 16 dhe 17 dhjetor.

 

LEXO EDHE:

Back to top button