Petkov: Mua dhe Dimitarin nuk do të na ndaloni

Petkov: Mua dhe Dimitarin nuk do të na ndaloni

Kryeministri bullgar Kiril Petkov përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se askush nuk do ta ndalojë atë dhe kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski të avancojnë në marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit.

Sipas Petkovit, Republika e Bullgarisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut duhet në mënyrë aktive të promovojnë zhvillimin e kompanive të përbashkëta, të cilat së bashku do të krijojnë vlerë të madhe të shtuar, të kenë ekonomi në rritje, kampe të përbashkëta për fëmijë, koncerte të përbashkëta, të kenë të përbashkët programe arsimore pa kufi mes dy vendeve, pa diskriminim, pa gjuhë urrejtjeje, të ndërtohen autostrada dhe të ketëhekurudha moderne.

Po ashtu sipas kryeministrit bullgar, këto fjalë tingëllojnë si një ëndërr, derisa  të tjerët organizojnë lloj-lloj provokimesh për të parandaluar që kjo të ndodhë, dhe sipas tij, të tjerë thjeshtë nuk duan stabilitet në Ballkan.

“Unë dhe Dimitari besojmë se është e mundur dhe nuk do t’i nënshtrohemi provokimeve, por do të punojmë me këmbëngulje dhe bashkë për ta arritur këtë. Dhe të gjitha palëve dashakeqe mund t’u them vetëm “nuk do të na ndaloni!”, ka paralajmëruar Petkov.

LEXO EDHE:

Back to top button