Petkov nuk i komentoi rezultatet e regjistrimit

Petkov nuk i komentoi drejtpërdrejt rezultatet e regjistrimit

Gazetar: Lluka Andreev

Brukseli mund të japë garanci për zbatimin e një zgjidhjeje të mundshme që do ta arrinin Shkupi dhe Sofja, shkruan Alsat.

Kryeministri bullgar Kiril Petkov tha se janë duke u zhvilluar negociatat nëse dhe cilat nga çështjet e hapura politike duhet të përfshihen në kornizën negociuese të vendit me BE-në. Sipas tij, çështja kryesore është futja e pakicës bullgare në Kushtetutë.

“E vetmja mënyrë për të pasur regjistrim të vërtetë, i cili do të përfshijë të gjithë bullgarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut është  Kushtetuta e tyre.  Ne duhet të jemi në gjendje të negociojmë, në cilën fazë duhet saktësisht ta shikojmë nëse duhet para grupit të parë apo tani t’i fusim të drejtat kolektive të bullgarëve dhe pastaj regjistrimi do të jetë shumë më i lehtë”, tha Kiril Petkov – Kryeministër i Bullgarisë.

Petkov shton se çështja e procesit integrues të Maqedonisë tashmë po bëhet një çështje e rëndësishme gjeopolitike, për shkak të zhvillimeve në Ukrainë. Sipas tij shpejtësia e negociatave varet nga rezultatet e arritura.

“Kemi gjëra të qarta për të bërë: kur të hapen arkivat nga të dyja palët, të dëgjojmë se çfarë ka rënë dakord Komisioni Historik, të shohim se cili është mekanizmi kundër gjuhës së urrejtjes, të shohim se çfarë do të sjellim në kornizën potenciale negociuese evropiane, e cila në fakt, do ta bënte Bashkimin Evropian garantues të gjërave që janë të rëndësishme për ne”, deklaroi Kiril Petkov – Kryeministër i Bullgarisë.

Petkov tha se ka pasur përparim të jashtëzakonshëm në punën e Komisionit Historik, por se rezultati do të jetë i ndarë nga historianët. Ata sot në Shkup janë ulur sërish në një tryezë të përbashkët, kësaj radhe në MPJ, edhe pse deri më tani takimet janë mbajtur në Klubin e deputetëve. Për çfarë janë marrë vesh do të dihet nesër, ndërsa në rend dite janë vërejtjet për periudhën mesjetare në tekstet shkollore maqedonase, përfshirë edhe Car Samoilin, si dhe tekst i përbashkët për nderim të Goce Dellçevit. Bashkëkryetari Dragi Gjorgiev theksoi se puna tani po zhvillohet në një atmosferë shumë më konstruktive se më parë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button